Ora News - Roja u rrëzua nga pallati nga frika e tërmetit, arrestohen administratori dhe inxhinieri

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Roja i një pallati në ndërtim u gjet i vdekur në Durrës pas lëkundjeve të tërmetit. Dyshimet janë se ai u rrëzua aksidentalisht, ndërsa policia vuri në pranga administratorin dhe inxhinierin për shkelje të rregullave në punë.

Një 62-vjeçar u gjet i vdekur në këtë kompleks pallatesh në Durrës, pas lëkundjeve të tërmetit të mbrëmjes të së martës.

Viktima u identifikua si Thoma Rusa, me detyrë roje i pallatit në ndërtim.

Dyshimet janë se 62-vjeçari mund të jetë trembur nga lëkundjet e tërmetit dhe ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës në kërkim të një vendi të sigurtë.

Trupi i pajetë u gjet në kafazin e ashensorit të objektit ku punonte në zonën e Currilave.

Burimet thanë se kanë qenë familjarë që pas lëkundjeve kanë dhënë alarmin se nuk po arrinin të lidheshin ne telefon me 62 vjeçarin.

Ishin forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që gjetën me pas trupin pas kontrolleve në objekt, siç tregojne edhe këto pamje të siguruara nga Ora News.

Policia në njoftimin e parë e klasifikoi ngjarjen aksidentale dhe pas veprimeve të para çoi në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit.

Të arrestuarit janë -A. J., 47 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç.

Ata akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Ekspertiza në vendngjarje ka zbuluar disa shkelje në objekt.

Burimet thonë se gropa e ashensorit nuk ka qenë e kufizuar me elementë sigurie, ndërsa nga ana tjetër roja nuk kishte një vend qëndrim të përcaktuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdekja-e-rojes-se-pallatit-ne-durres-arrestohet-administratori-dhe-inxhinieri-i-firmes-ndertuese

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended