Protestojnë punonjësit e Albpetrol/ Kërkojnë të marrin rrogën e plotë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 150 punonjës të kompanisë së Albpetrol në Fier dolën në protestë këtë të martë.Ata kërkuan anulimin e vendimit të kompanisë, të marrë gjatë kohës së pandemisë, pasi prej disa muajsh po vijojnë marrin vetëm 40% të pagës. Punonjësit thanë se në lidhje me këtë problematikë kanë vendosur në dijeni dhe autoritetet shtetërore ndërsa paralajmëruan se krahas protestave do i drejtohen gjykatës.Vendimi për reduktimin e pagave nga Albpetrol u mor me qëllim përballimin e situatës së vështirë të krijuar gjatë kohës së pandemisë. Por ndonëse prej dy muajsh situata është normalizuar, kompania ende nuk i ka kaluar një pjesë të punonjësve me pagë të plotë.
Recommended