Bizenset kerkojne shtimin e hapsirave per ushtrimin e aktivitetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pronaret e barave e restoranteve ne Korce kerkojne shtimin e siperfaqeve ne shfytezim pasi sipas tyre respektimi i distances mes tavolinave po i penalizon. Kerkesa eshte pranuar edhe nga bashkia e cila ka pranuar kerkesen e bizneseve por pa cenuar hapsirat publikeKushtet e reja të krijuara nga virusi Covid-19 kanë sjellë përgjysmim të punës për baret e restorantet në Korçë. Për pronarët e këtyre bizneseve situata është bërë më e vështirë pasi me rregullat e reja ata kanë qenë të detyruar të reduktojnë tavolinat me qëllim respektimin e distancës mes klientëve. E vetmja zgjidhje sipas pronarëve të bareve e restoranteve mbetet ajo e shtimit të tavolinave në sipërfaqet publike por pa cënuar lëvizjen e qytetarëve. Kërkesë kjo që është marrë parasysh edhe nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili thotë se në kushtet e pandemisë po shqyrtohen dhe alternativa të tjera për t?i ardhur në ndihmë këtij sektori. SINKRON SOTIRAQ FILO - KRYEBASHKIAK I KORÇES Nga masat lehtësuese pritet që në qytetin e Korçës të përfitojnë rreth 200 biznese, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e pazarit të vjetër dhe atë të pedonales.