Ora News - Raporti i INFOCIP për transparencën e bashkive, Tirana bie nga renditja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Korçës është pushteti vendor me transparencën më të lartë përsa i takon informimit, publikimit të vendimeve të këshillisht bashkiak apo projekteve të rëndësishme si koncesionet. INFOCIP, Qendra për Çështjet e Informimit Publik në matjet e përvitshme ka vlerësuar me notën maksimale Bashkinë e Korçës me 10 pikë, e ndjekur më pas nga Shkodra me 9.9 pikë, pasuar nga Tirana, Kamza, Lezha dhe Gramshi me 9.6 pikë.

Bie në sy që nga raporti i një vit më parë Tirana ka një ulje të informimit publik ndaj qyetatëve të vendimeve të marra.

Gerti Shella:"Fakti është i tillë që disa bashki do të jenë më të mira dhe disa bashki nuk do të performojnë siç duhet. Bashkia Korçë i ka plotësuar rigorozisht detyrat që lamë.

Gerti Shella, drejtuesit i INFOCIP dhe realizuesi i këtij studim thotë se në pjesën me të madhe ka mungesë të informacioneve përsa i takon koncesioneve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-infocip-transparencen-e-bashkive-tirana-bie-nga-renditja

Recommended