Ora News - Do shumëfishohen bonuset për bebet, 400 mijë lekë për çdo lindje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama prezanton politikat e reja për rritjen e natalitetit.

Nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë duke i ardhur kështu në ndihmë familjeve .

Fëmija i parë i një çifti do të marrë 400 mijë lekë të vjetra, 8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Fëmija i dytë do të marrë 800 mijë lekë të vjetra. 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Fëmija i tretë do të marrë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra, pra 24 fish i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Si do te merret bonusi?

"I gjithë bonusi do të jepet i shtrirë gjatë një viti. Po studiojmë dhe opsionin për ta dhënë njeherësh" tha Rama.

Ndërkohë fëmija i tretë i katërt, i pestë janë subjekt i bonusit 1.2 milionë lekë të vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bonuset-e-reja-bebet-nga-1-janari-i-2019-ka-shumefishim

Recommended