Mbyllja e klasave kolektive, Shahini për Ora News: Mësuesit nuk largohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asnjë mësues nuk do të largohet nga sistemi me mbylljen e klasave kolektive. Në një intervistë për Ora News, Zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se arsimtarët do të transferohen se bashku me nxënësit, ose do të impenjohen me projektet "të bëjmë detyrat në shkollë", ose do të jenë mësues ndihmës.

Reduktimi i klasave kolektive nuk do të çojë në largimin e mësuesve nga sistemi.

Zëvendësministrja e Arsimit,Besa Shahini, shpjegon se bashkë me nxënësit do të transferohen në shkollat më të afërta edhe arsimtarët.

Një pjesë e këtyre të fundit do të integrohen në projekte të ndryshme si ?Te bëjmë detyrat në shkolle?, apo do të ushtrojnë funksionin e mësuesit ndihmës.

Besa Shahini: Asnjë mësues nuk do të dalë nga sistemi, të gjithë do të integrohen. Ashtu si transferohet nxënësi do të transferohet dhe mësuesi. Për shkak të nismës "bëjmë detyrat e shtëpisë" dhe nismës për të ofruar mësues ndihmës për nxënës me nevoja të veçanta, mësuesit do të riabservohen nga sistemi aty ku shkojnë dhe nxënësit.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, zëvendësministrja Shahini thekson se nuk do të mbyllen shkollat por klasat kolektive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllja-e-klasave-kolektive-shahini-ora-news-mesuesit-nuk-largohen

Recommended