Ora News - Shahini-maturantëve: Nuk penalizoheni, janë adresuar të gjitha shqetësimet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përmes një video-mesazhi ministrja e Arsimit Besa Shahini u është drejtuar maturantëve dhe lidhur me shqetësimet e tyre për provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Por, Shahini protestat dhe reagimet e maturantëve i ka cilësuar si ?një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm të debatit?.

Sipas Shahinit Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore ka adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar ky provim.

?Ju drejtohem sepse jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stër-politizuar mbi maturën Kombëtare. Një stër-politizim i skajshëm dhe i tmerrshëm që jo vetëm shpërqendroi nxënësit nga përgatitja për provimin e radhës, por edhe keq informoi një debat që mund të ishte një debat i rëndësishëm kombëtar. Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Komiteti i Maturës Shtetërore kanë adresuar të gjitha shqetësimit që janë adresuar nga nxënësit dhe mësuesit dhe nuk kam çfarë të shtoj më për këto informatat që kanë dhënë institucionet përgjegjëse.

Këto janë çështje teknike dhe duhet ta diskutojnë personat e fushës dhe më pak ne që jemi persona politik. Provimet kombëtare nuk paralizojnë nxënësit, është i dizajnuar jo vetëm të masë njohuritë e nxënësve , pro dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.

Testi PISA që është dhe standardi i vlerësimeve për nxënësit e bën këtë. Ky lloj testi informon edhe qendrën shërbimeve arsimore që të orientojë drejtë një matje të tillë. Të gjithë vendet kanë shkuar drejtë kësaj dhe jemi duke matur kompetencat që nxënësit mund të kenë dhe jo njohuritë që mund t?i kenë mësuar përmendësh një ditë para mësimit. Nxënësit thoshin që kishte më shumë pyetje logjike dhe kështu duhet të jetë." - theksoi Shahini.

Ministrja shprehet se provimet kanë filluar të masin aplikimin në jetë të njohurive dhe se debati duhet të bëhet nga ekspertët dhe jo politikanët.

"Njohuritë për Letërsinë duhet të na hynë në punë edhe për jetë. Provimet kanë filluar të masin aplikimin në jetë të njohurive. Një debat për mënyrën si po zhvillohet gjuha shqipe, letërsia shqipe dhe se si po u mësohet nxënësve në shkollat tona, duhet bërë nga ekspertët jo nga politikanët. Njerëzit e fushës që dinë ta adresojnë këtë në mënyrë produktive dhe për ta përkthyer në praktika mësimore. Iu referova protestuesve të rinj, sepse nuk e di kush po proteston. Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona."

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shahini-maturanteve-nuk-penalizoheni-jane-adresuar-te-gjitha-shqetesimet-debati-eshte...
Recommended