Ora News - Lleshaj: Dëbimi i mësuesit turk vendim administrativ, nuk ka qenë rezident në Shqipëri

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ekstradimi i shtetasit turk, Harun Çelik në fillim të këtij viti ishte një vendim administrativ dhe në respekt të ligjit. Në interpelancën e thirrur nga deputeti Artur Roshi, ministri tha se Çelik nuk dispononte dokumente të rregullta dhe nuk ka kërkuar azil në Shqipëri.

Lleshaj tha se ku nuk është rasti i vetëm kur një i huaj që shkel ligjin dëbohet nga Shqipëria, vetëm në vitin 2019 janë dëbuar 45 persona.

Sandër Lleshaj: Dëbimi i qytetarëve të huaj nga Shqipëria që nuk disponojnë dokumente të ligjshme është një praktike e rëndomtë e përditshme.

Vendimi nuk merret nga ministri i brendshëm, ministri i brendshëm merret me çështje politike. Vendimet e dëbimit janë vendime administrative. Në rastin konkret përgjegjës janë drejtoritë vendore të policisë së kufirit dhe migracionit.

Cdi vit dëbohen mijëra qytetarë të huaj që ndodhen në kushte të parregullta ligjore. Ka dy rrugë për dëbim, ose largim vullnetar, ose largim i detyruar. Për vitin 2019 janë larguar vullnetarisht 3445 qytetarë të huaj që kanë qenë në kushte të parregullta ligjore në Shqipëri. Janë larguar me detyrim 45 qytetarë të huaj. Ka me mija qytetarë të huaj që dëbohen nga vende të BE drejt Shqipërisë.

Këtu kemi të bëjmë me një proces administrative. Duhet të kishit kërkuar një hetim administrative përpara se çështja të marrë dimension politik në Parlament. Rasti është i tillë, qytetari Harun Celik është ndaluar në Shqipëri në 8 korrik 2019 sepse është kapur me një pasaportë turke në të cilën ndodhej një vizë kanadeze e falsifikuar. Qytetari turk nuk ka qenë rezident në Shqipëri asnjëherë. Ka hyrë vetëm njëherë në Shqipëri në 5 korrik 2019 dhe ka dalë pas disa orësh dhe ka ardhur në datën 8 për tu ndaluar nga autoritetet kufitare në dalje të kufirit. Kjo do të thotë se ky shtetas në kushtet e shkeljes së ligjit është proceduar dhe është dënuar nga gjykata e Tiranës dhe është deklaruar fajtor për falsifikim. AI është dënuar me 13 muaj burgim. Më pas i është ulur dënimi me 1/3 në 8 muaj.

Lleshaj tha se këtij shtetasi i janë ofruar edhe të drejtat si kërkesa për azil, por e ka refuzuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ministri-lleshaj-debimi-i-mesuesit-turk-vendim-administrativ-nuk-ka-qene-kurre-rezident-ne-shqiperi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended