Mbyllja e RTV Ora, Daci: Procedura në shkelje të hapur, nuk vendosen dy gjoba në një ditë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Për juristin Jordan Daci, vendimi për mbylljen e Radio Televizionit Ora është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët. Sipas tij, kjo tregon nivelin skandaloz të abuzimit me pushtetin dhe me pandeminë për qëllime të ndryshme nga ato që lidhen me pandeminë.

Jordan Daci: ''Ky është një lajm shumë i keq për të gjithë shqiptarët. Kjo tregon nivelin skandaloz të abuzimit me pushtetin dhe me pandeminë për qëllime të ndryshme nga ato që lidhen me pandeminë. Ne jemi dëshmitarë prej ditësh ku shifrat lëvizin në mënyrë qesharake, sot 11 nesër 12 sot 5. A thua ti se virusi ka një plan pune dhe po lëvizi. Të gjitha shifrat për mua janë të manipuluara dhe bëhen në petkun e justifikimit të gjithë veprimeve arbitrare duke përfshirë edhe vendimin për mbylljen e Radio Televizionit Ora. Është mbyllja e shtypit të lirë dhe medias së lirë e të pavarur. Media është shtylla kurrizore e demokracisë. Ne nuk mund ta quajmë kurrë veten demokraci nëse nuk garantojmë lirinë e shtypit, medias dhe shprehjes. Janë këto mjetet me të cilat demokracia vetëshërohet dhe mbrohet nga abuzimi.''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mbyllja-e-rtv-ora-daci-procedura-ne-shkelje-te-hapur-nuk-vendosen-dy-gjoba-ne-nje-dite

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended