Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit! Arrestohen 5 shoferë dhe vendosen 981 gjoba
  • 3 years ago
Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 41 leje drejtimi, janë arrestuar 5 shoferë dhe 981 masa administrative.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, ku 29 drejtues mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për shpejtësi mbi normën e lejuar, shpejtësi që varionin nga 40 deri në 60 km/h, mbi normën e lejuar.

Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë rrugore të Durrësit, pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l.

Janë vendosur 145 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 16 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

3 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

167 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 179 për përdorim të celularit;

126 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 345 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur 3 drejtues mjetesh, si dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Recommended