Policia 'bën kërdinë' në fundjavë/ 145 patenta të pezulluara, 44 shoferë të arrestuar dhe 1941 gjoba

  • 4 years ago
Gjatë 72 orëve të fundit janë pezulluar 145 leje drejtimi, janë arrestuar 44 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 1941 masa administrative.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 97 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.Janë vendosur 421 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 286 për përdorim të celularit;

167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 48 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Recommended