Ora News - Në Korçë, 12 shoferë të arrestuar në një javë dhe 516 gjoba

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga gjatë kësaj jave në Korçë në kuadër të aksionit të Policisë Rrugore gjatë aksionit të policisë rrugore për garantimin e sigurisë në rrugë.

Dy prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 10 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Si edhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithsej janë kontrolluar 820 automjete të transportit publik dhe janë vendosur në total 516 masa administrative.

Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 12 për qarkullim në sens të kundërt të lëvizjes dhe 6 të tjera për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë ndëshkuar 71 të tjerë për parkim të gabuar.

Janë vendosur 2 masa administrative për të meta teknike.

Janë ndëshkuar me masë administrative gjithashtu 132 për përdorim celulari dhe

23 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.

Si edhe janë vendosur 265 masa administrative, për shkelje të tjera të ndryshme.

Janë ndaluar administrativisht 8 mjete.

Kontrolle të tilla, nga ana e punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera në vijim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-korce-12-shofere-te-arrestuar-ne-nje-jave-dhe-516-gjoba

Recommended