Tre skenarët e mësimit/ Proces i rregullt, një javë po një javë jo në klasë dhe mësim online

  • 4 years ago
Të 3 skenarët e planifikuar nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor në 14 shtator mund të zbatohen në të njëjtën kohë në të gjithë vendin në varësi të infrastrukturës se shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit në zona të caktuara.

Varianti i parë është rikthimi në bankat e shkollës normalisht duke respektuar masat antiCovid, plani i dytë është kombinimi i mësimit një javë në shkollë një javë në shtëpi dhe skenari i tretë nëse situata e covid19 përkeqësohet shumë, mësimi do të zhvillohet vetëm online.

Për shkollat me numër të madh nxënësish mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta, ku në klasa nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Mësimi do të nisë për një grup në 8 e do të zgjasë deri në 10:45, ndërsa për grupin e fundit nis në 17 dhe mbaron në 19.45. Për shkollat që do të zhvillojnë mësim të kombinuar klasat do të ndahen në tek dhe çift si për shembull klasat 1-3-5-7-9 do të zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës dhe javën e dytë online, ndërsa klasat çift 2-4-6-8 të kundërtën. Dhe nxënësit sipas këtij skenari do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Në udhëzuesin e përgatitur nga ministria e arsimit rekomandohet që prioritet të kenë nxënësit e klasave të para deri në klasat e pesta për të zhvilluar mësim paradite në klasa me orar të plotë. Ndërsa të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar dy javët e para të fillimit të shkollës do të zhvillojnë orë përsëritjeje për mësimin online që bënë gjatë periudhës mars-maj.

Referuar parashikimeve të ministrisë llogaritet që koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është rreth 7 orë mësimi në javë që mund të paguhen si orë suplementare, ose orët mësimore shtesë të realizohen me mësues shtesë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skenaret#Shkollat#TopChannel

Recommended