Ora News - Aksioni i Rrugores: 19 të arrestuar e 1543 gjoba, pezullohen edhe 66 patenta

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në 24 orët e fundit, Policia Rrugore ka pezulluar 66 leje drejtimi, ndërsa 19 drejtues mjetesh janë arrestuar. Po kështu janë vendosur 1543 masa administrative.

Kontrollet me radar e drager dhe me patrullime vijojnë në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar .

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 324 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

156 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/aksioni-i-rrugores-19-te-arrestuar-e-1543-gjoba-pezullohen-edhe-66-patenta/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended