Ora News - Grupimi i klasave kolektive, Nikolla: Mësuesit në sistem nuk do të preken

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Minsitrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi nga Memaliaj grupimin e klasave kolektive. Ajo tha se grupimi i mbi 2000 klasave nuk do të prek mësuesit në sistem.

Braktisja e fshatrave ka detyruar nxënësit që të zhvillojnë mësimin ne klasa kolektive. Në të gjithë vendin janë afro 2000 klasa të tilla ku marrin dije nxënës të moshave të ndryshme. Ministrja Lindita Nikolla njoftoi nga Memaliaj se këto klasa do të grupohen por mësuesit në sistem nuk do të preken.

Nikolla: Edhe Franca ka klasa kolektive, por ne kemi zgjedhur që ta adresojmë këtë dhe jo ta fshehim. Edhe nëse në një shkollë të caktuar ne duhet të mbyllim disa klasa për ti çuar nxënësit në një shkollë tjetër që ata të mësojnë në klasa normale mësuesit do të jenë në sistem.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grupimi-i-klasave-kolektive-nikolla-mesuesit-ne-sistem-nuk-do-te-preken

Recommended