Ora News - Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria,trajnohen mësuesit që do riedukojnë të miturit

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Shqipëria nuk ka shënuar ende asnjë rezultat në kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri pas vrasjes së familjarëve të tyre në frontin e luftës. Megjithatë autoritetet shqiptare vijojnë me programet edukative dhe trajnimet në Tiranë në rast se fëmijët do të kthehen një ditë. Drejtoresha e Qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit shprehet se qendra ka kapacitetet e duhura për ti riintegruar të kthyerit nga Siria.

Dhjetëra fëmijë shqiptarë kanë mbetur në Siri pas vrasjes së familjarëve të tyre në frontin e luftës.

Edhe pse asnjë prej fëmijëve nuk është riatdhesuar, autoritetet shqiptare vijojnë me programe dhe trajnime për riedukimin e tyre në rast se një ditë do kthehen në atdhe.

Së fundi Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbajti një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me programet për riedukimin e personave që do kthehen nga zonat e luftës.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, shprehet se prej më shumë se dy vitesh ka vijuar puna për kthimin e fëmijëve shqiptarë të mbetur në Siri.

Dervishi: Prej dy vitesh e gjysmë zhvillon aktivitetin e saj në kuadër të parandalimit dhe të kundërshtimit të këtij fenomeni pikërisht sepse ka një vullnet të qeverisë shqiptare qoftë në kuadrin e parandalimit, qoftë në kuadrin e riintegrimit dhe reabilimit të këtyre shtetasve shqiptarë në mometin që ata do të riatdhesohen dhe kthehen në Shqipëri.

Sipas Dervishit ekzistojnë kapacitetet për të ri-integruar personat që ndodhen në zonat e konfliktit.

Dervishi: Kemi pasur mbështetjen e të gjitha institucioneve të qeverisë shqiptare.

Pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të shumta që familjarët e fëmijëve në Siri u kanë bërë autoriteteve shqiptare për ti riatdhesuar ende nuk ka asnjë të kthyer.

I vetmi që është kthyer deri më tani është Alvin Berisha, riatdhesimi i të cilit u bë nga shteti italian ndërkohë që në kampet siriane mbeten edhe rreth 50 fëmijë nga Shqipëria, pjesa më e madhe e të cilëve janë pa përkujdesje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/riatdhesimi-i-femijeve-shqiptare-nga-siria-trajnohen-mesuesit-qe-do-riedukojne-te-miturit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended