Ora News - Studenti: Sot pamë një shou të fëlliqur nga Rama në Vlorë që i doli nga skenari
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një student protestues para Kryeministrisë, tha për mikrofonin e Ora News, se bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Studenti sfidoi kryeministrin Rama, duke theksuar se nëse nuk është i aftë të zbatojë pikat në fjalë të largohet nga posti.

Studenti: Bojkoti do të vazhdojë. Bojkoti mund të mos merret si i tillë sepse janë pushimet por kjo nuk do të thotë se kur të kthehemi do të shkojmë në auditore. Ne jemi këtu deri në realizimin e kërkesave.

Sot pamë një shou të fëlliqur nga kryeministri që i doli fatkeqësisht nga skenari në Vlorë. E pa të pamundur ta zhvillonte në Tiranë dhe e zhvilloi atje, por nuk ia doli realisht. Sidoqoftë, jemi më të vendosur se kurrë për të realizuar të gjitha pikat.

Diçka që është e vërtetë dhe e vendosur dhe nuk ndryshon më, është që ne nuk ikim nga këtu pa u realizuar kërkesat. Bojkoti është protesta më e fortë që kryeministri të mos e mohojë dhe të pranojë dhe t'i japë një shpjegim përtej përgjegjësisë që ka marrë mbi kurriz dhe ia delegon vetes. Nëse nuk është i aftë t'i japë zgjidhje këtyre 8 pikave. Pra, nëse është dakord le të thotë po, jo të thotë kjo po, por nuk e ka asnjë vend tjetër. Ne nuk po e pyesim kush e ka që të na nxjerrë statistikat. Thjesht po i kërkojmë këto pika.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studenti-sot-pame-nje-shou-te-felliqur-nga-rama-ne-vlore-qe-i-doli-nga-skenari
Recommended