Ora News - Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, Lleshaj vizitë në Liban

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Shteti shqiptar i kërkon ndihmë qeverisë së Libanit për çështjen e fëmijëve që kanë mbetur në zonat e luftës në Siri.

Pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile që kërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, sipas medieve libaneze. ka shkuar vetë për të takuar këtë të hënë homologun e tij, Mohammad Fahmi.

Ndonëse nga ministria e brendshme në Tiranë nuk konfirmohet vizita, sipas medieve të huaja, Lleshaj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Gjatë diskutimeve mes dy ministrave, sipas agjencisë së lajmeve libaneze, fokus i diskutimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në njoftimin e tyre mediat përmendin edhe solidaritetin e Shqipërisë pas shpërthimit të 4 gushtit në portin e Bejrutit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kthimi-i-femijeve-shqiptare-nga-kampet-ne-siri-lleshaj-vizite-ne-liban/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended