Ora News - Tiranë, arrestohet hajduti i kioskes tek sheshi "Shqiponja"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi ?Shqiponja? një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.

Policia e Tiranës informoi sot se ka arrestuar Xhension Kasaj, 19 vjeç nga Përmeti si autor i vjedhjes me dhunë.

"Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi ?Shqiponja?, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse)" informoi policia e Tiranes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ?Vjedhje me dhunë?, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-arrestohet-hajduti-i-kioskes-tek-sheshi-shqiponja

Recommended