Report TV - Fluks hyrjesh në Tiranë, rëndohet trafiku tek 'Sheshi Shqiponja'
  • 4 years ago
Gjatë fundjavës që lamë pas në të gjitha pikat kufitare të vendit ka patur një fluks të lartë të hyrjeve në vendin tonë.

Emigrantët që jetojnë jashtë vendin kanë vendosur që të kthehen në atdhe për festën e ndërrimit të viteve. Por kjo ka krijuar edhe disa probleme me trafikun. Kështu në qytetet kryesore të vendin përfshirë edhe kryeqytetin ka patur një trafik të rënduar në hyrjet dhe në daljet e tyre.Në Tiranë situatë më e rënduar është tek Sheshi Shqiponja ku vijnë kryesisht makina nga Durrësi dhe veriu i Shqipërisë. Kjo ka sjellë një trafik të rënduar tek rreth rrotullimi i Sheshit Shqiponja ku edhe pse ka prezencë të shtuar të policisë rrugore trafiku është i pa shmangshëm. Po kështu edhe në kryqëzime të tjera të Tiranës është krijuar një trafik i rënduar.
Recommended