Report TV - Projektet e reja në Tiranë, mbikalimi tek "Sheshi Shqiponja" dhe rikthimi i trenit
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj në Bulevardin e Ri të Tiranës, ku qeveria prezantoi disa projekte me peshë, sidomos për sa i takon infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore në vend.

Në këtë mënyrë, bien poshtë zërat, sipas të cilave mes kryeministrit dhe qytetarit të parë të Tiranës ka një ftohje.

Veliaj e kishte mohuar një gjë të tillë pak kohë më parë në Report TV, kur tha se ka një komunikim të rregullt të përditshëm me Ramën.

Ndërkohë, zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Artan Shkreli paraqiti transformimin që do të pësojë Unaza e Madhe e Tiranës, me ndërtimin e mbikalimit te Sheshi Shqiponja.

Shkreli parapriu ndryshimet e mëdha edhe në hekurudhën shqiptare, e cila do të nisë fazën e saj të re të funksionimit brenda qershorit të vitit 2021.

Është parashikuar që stacioni i Trenit do të rikthehet në Tiranë në zonën ku ka qenë, dhe madje treni do të mund të depërtojë nëpërmjet një sistemi të ri deri në Shehsin Nënë Tereza.  

Ndërtimi i mbikalimit te "Sheshi Shqiponja"

Segmenti nga Shkolla Teknologjike te Sheshi Shqiponja do të jetë me dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metrash, të cilat në projektin e ri, si pjesë e unazës e bashkon shkollën teknologjike me kospthin botanik. Do të ketë 3 korsi aktive, 3,75 metra secila dhe një tjetër 3 metra për emergjenca, që janë korsi të standardeve më të larta evropiane. Do ketë ndarje në mes të trafikut me gjelbërim dhe secila nga anët do të ketë rrugë dytësore, secila me dy korsi nga 3.5 metra. Rrugët dytësore do të interveprojnë me këtë unazë, ndëmrjet nënkalimeve dhe mbikalimeve, pa ndërpreje semaforiale apo me rrotonda. Kjo unazë është vetëm 2.2 km, por është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore do të bëjë që kjo unazë të kalohet për 2 minuta, gjë që sot është e paimagjinueshme, pasi në rastet e pikut ajo kalohet edhe për 25 minuta. Përfitimet janë të mëdhaja dhe po bëhemi gati ta fillojmë, jemi në ratifikimet e fundit të mobilimit urban, pasi do jetë një vepër që do ketë edhe një impakt mjedisor. Do ketë edhe barriera për mbrojtjen zanore, duke qenë se kalon në një ndër zonat më intensive urbane të Tiranës. Ideja me bashkinë e Tiranës ka qenë që të mos krijojmë një ndarje me Kamzën, por pëkrundrazi të jetë një rrugë që i lidh dy komunitetet.

Artan Shkreli

Hekurudha

Edhe hekurudha është planifikuar dhe është koha të realizohet. Është hapur tenderi, për hekurudhën Tiranës-Durrës, më e para e vendit dhe e para që do rivihet në jetë. Te Qafa e Kasharit do krijohet një degëzim që do kalojë në Rinas, duke lidhur kështu Tiranën dhe Durrësin me Rinasin. Risia që doja t?iu thoja është që bashkë me këtë hekurudhë, do ndërtohet edhe stacioni intermodal, që do bëhet pak a shumë pranë spitalit Hygea, i cili do jetë shumë i rëndësishëm pasi do jetë një stacion hekurudhor në rang Shqipërie, që do mbulojë dhe rrugët drejt Malit të Zi, dhe në Maqedoni, për hekurudhën që do kalojë në Pogradec dhe Lin si dhe në Greqi. Do të ringr...
Recommended