RTV Ora - Tirane, arrestohet hajduti me kapele i rrugës së Durrësit
  • 5 years ago
#rtvora

Një 27 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e marketeve dhe pikave të rimbushjes telefonike.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet kur i riu, nxirrte armën nga një çantë e vogël dhe kërcënonte shitësit për të marrë paratë.

"Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi" informon policia e Tiranës

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me armë`"

Operacioni u kodua 'Maskimi"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-arrestohet-hajduti-me-kapele-i-rruges-se-durresit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended