Ora News - Singapori, një model në arsim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Singapori është shndërruar në një nga vendet me ekonomi më të forta në të gjithë botën dhe kjo sipas një analize të "The Economist" është për shkak të modelit të arsimit dhe trajnimeve.

Në vlerësimet e Piza për arritjet e nxënësve e renditi Singaporin në vendin e parë në botë, dhe kjo për shkak se shteti diti të krijojë një model të mirë të arsimit dhe shkencës duke vendosur në qendër njeriun, burimet njerëzore dhe mësuesin. Nuk është një sistem i bazuar me teknologjinë e fundit, përkundrazi nxënësit mësojnë me metodologjitë me tradicionale. Mësuesit janë të trajnuar, të paguar mirë dhe janë zgjedhur nga radhët e nxënësve më të mirë që dalin nga shkollat e tyre të mesme. Rezultatet tregojnë se njohuritë e nxënësve aty janë tri vite më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në Amerikë. Por çfarë e bën këtë shtet ishullor të këtë ketë nivel dijesh dhe çfarë mund të ofrohet si shembull në sistemin tonë arsimor? Për këtë çështjet pedagogë të shkencave sociale kanë argumentet e tyre. Profesoreshë Majlinda Keta thotë se në Shqipëri sistemi arsimor nuk ka në qendër të tij profesionistin dhe njeriun.

Majlinda Keta: Referuar Singaporit kjo që më vjen më afër vetes time. Filizofia e sistemit arsimor vë në qendër njeriun. Njeri, individi, humania quhet nxënësi, humane quhet mësuesi, quhet drejtuesi i arsimit, humane quhet edhe investimi që bën shoqëria në sistemin e zhvillimit socio-politik. Ne fillojmë qeverisjen duke sharë mësuesit. Në momentin kur ti godet mësuesin dhe tërë premtimet tek mësuesit lidhen rreth një pike "do ju rrisim rrogat" në atë moment ti ke bërë divorcin e dytë të madh.

Argumenti i pedagogut të shkencave sociale Ilir Kalemaj ka të bëj me ndyshimet politiket që po dëmtojnë procesin mësimore, me emerime dhe shkarkime me motiv politikë.

Ilir Kalemaj: Ajo që ka dështuar në Shqipëri është fakti që çdo herë që ka një rotacion qeverie fillohet dhe merret një sistem, megjithëse mund të ketë shumë pak ngjashmëri me Shqipërinë.

Në Singapor klasat janë të ngarkuara me 36 nxënës, por kurrikulat janë të studiuara mirë, janë të thella dhe nxënsit asistohen edhe pas orareve të mësimit nga mësuesit e tyre për të arritur rezultatet të larta në lëndët kryesisht në shkencë dhe matematikë. Kur në Shqipëri pedagogët mendojnë se kurrikulat kanë nevojë emergjente për të ndryshuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/singapori-nje-model-ne-arsim

Recommended