Ora News -Teatri i Metropolit, një model i ri në një trup të vjetër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teatri i Metropolit me dy skenat e tij alternative është një pikë jo e papërfillshme për produksione me buxhet të ulët. Një model i ri që funksionon në një godinë të vjetër. Të dielën me shi të 21 janarit, u anulua shfaqja "Nata e 12-të" e Shekspirit në sallën që mban emrin e tij.

"Mirëmëngjes dhe mirë se keni ardhur në Teatrin Metropol. Është pjesë e një historiku të veçantë kjo godinë. Është godina e vjetër mbi 65 vjet e Estraës së Shtetit dhe ish-CCirkut dhe pjesa e re e 10 vjeçarit të fundit është Teatri Metropol. Kurse këtu është salla më e veçantë dhe më interesante në Tiranë që është salla Shekspir. Është e vetmja sallë 360 gradë për teatër dhe përformanca në Shqipëri. Duke qënë se është e tëra e veshur me drurë dhe është një strukturë e lehtë ka tendencen që të ndikohet nga lagështira.

"Një nga gjërat që ne po bëjmë tani, në bashkpunim me bashkinë pasi rregulluam sallën lart, sepse kemi sallën Chehov lart, sivjet rregulluam çatinë lart, taracën ndërsa sivjet e kemi fokusin tek kjo sallë. Për shkak të fundjavës goxha të gjatë dhe shiut goxha të gjatë menduam se ishte më mirë, për sigurinë e aktorëve dhe të publikut që ne mos të merrnim riskun për ta zhvilluar shfaqjen, duke patur parasysh se kishim lagështirë dhe gjatë shfaqjes mund të kishte ç'rregullime të foni-ndriçimit. Por gjithsesi ne e rregulluam këtë problem dhe nuk do të ketë më frikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-i-metropolit-nje-model-i-ri-ne-nje-trup-te-vjeter

Recommended