RTV Ora - Një trup i pajetë gjendet në Durrës
  • 5 years ago
#rtvora

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës nga një peshkarexhë.

Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, 4 milje larg bregut të detit.

"Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut, rreth 4 milje larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull" njofton policia.

Policia sqaron se trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, dhe nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

"Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-trup-i-pajete-ne-durres-dyshohet-te-jete-vrare-dhe-hedhur-ne-det

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended