Ora News - Veliaj: Marrja me aktivitete sportive i largon të rinjtë nga lotot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inaguroi ambiente të reja sportive në periferi të Tiranës ndërsa shtoi se është hera e parë në 28 vjet që në kryeqytet mbyllen kazino për tu hapur fusha sportive. Sipas Veliajt deri tani janë hapur 62 palestra të cilat janë në shërbim të nxënësve të shkollave dhe të rinjve për një jetë më të shëndetshme.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, inaguroi ambiente të reja sportive në periferi të Tiranës, duke theksuar se ato marrin vlerë veçanërisht në formimin e fëmijëve të kryeqytetit.

Veliaj: Duam të forcojmë jo vetëm aftësinë për të luajtur, por edhe për të ndërtuar karakter tek fëmijët tanë, për t?u thënë se gjërat bëhen më mirë në skuadër. Asnjë nuk bën dot gol i vetëm, nëse dikush tjetër nuk ia pason topin; asnjë nuk ngrihet dot i vetëm, nëse dikush nuk i jep dorën. Jam shpresëplotë se në këtë fushë nuk do të trajnojmë vetëm futbollistë, por qytetarët e ardhshëm dinjitozë të qytetit të Tiranës.

Kryebashkiaku shtoi se hapja e 62 palestrave nëpër shkolla dhe ambientet sportive, mundësojnë që të rinjtë të lenë bastet dhe lokalet dhe të merren me aktivitete fizike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-marrja-me-aktivitete-sportive-i-largon-te-rinjte-nga-lotot

Recommended