Ora News - Dajti n’Fest, Veliaj: Hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive

  • 5 years ago
#oranews #tirane #bashkia

Me dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë për të festuar festën e Dajtit, ku kanë shijuar ushqimin bio dhe kanë patur mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale. Të pranishën në festë kryebashkiaku Veliaj dhe Ministri i Turizmit Klosi nënvizuan se kjo është është një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit malor dhe atij të sporteve ekstreme.

Festa e Dajtit ka mbledhur me dhjetëra qytetarë, të cilët veç argëtimit e ushqimit bio të zonës, patën mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale, jo vetëm të zonës së Dajtit, por edhe nga qytete e krahina e ndryshme të vendit.

Festës ju bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi.

Veliaj: ?Do të vazhdojmë investimet në Dajt: filluam me një park të aventurave, si Dajti Ekspres, dhe jam shumë i lumtur t?ju informoj se shumë shpejt edhe ish-kampi, por edhe gjithë kjo fusha, do të kthehen në terrene sportive që mund të përdoren jo vetëm nga ata të sporteve ekstreme, si aeronautika, që tani ka platformën e vet, por edhe nga ata që duan të merren me futboll, volejboll, me cross-country ski. Besoj se edhe për të huajt që do të vizitojnë Tiranën, ky është një lajm fantastik?.

Veliaj u bëri thirrje të pranishmëve që të konsumojnë produktet vendase, pasi kështu ndihmohet ekonomia e zonës.

Ndërsa Ministri Klosi tha se këtë vit do të organizohen plot 210 festa lokale në të gjithë vendin, si një mënyrë për të promovuar traditat vendase.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dajti-nfest-veliaj-hapim-ish-kampin-e-punetoreve-terrene-sportive

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended