Dajti n’Fest, Veliaj: Dallendyshja e pare e pranveres

  • 5 years ago
Tanimë një traditë, Dajti n?Fest është rikthyer edhe këtë vit me shumë surpriza e aktivitete që promovojnë vlerat, traditat e produktet e zonës, ashtu edhe sportet e ndryshme malore e ekstreme.

Qindra qytetarë iu bashkuan dje festës që zgjati deri në orët e vona të pasdites, ku veç argëtimit e ushqimit bio të zonës, patën mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale, jo vetëm të zonës së Dajtit, por edhe nga qytete e krahina e ndryshme të vendit.

Festës iu bashkuan edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, të cilët vizituan stendat e produkteve ushqimore dhe të zejeve, si dhe e cilësuan festën si një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit malor dhe atij të sporteve ekstreme.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë ata qytetarë që këtë fundjavë vendosën ta kalojnë në Dajt dhe e cilësoi këtë festë si një mundësi të shkëlqyer për të nxitur zhvillimin e turizmit malor dhe forcuar ekonominë vendase.

?Festa e Dajtit, si festa e parë që hap vitin festiv, është një nga mënyrat më të mira për të nisur 2019. Në Tiranë i kemi të gjitha, por duhet pak mukajet: jemi 20 minuta nga Dajti, 20 minuta nga deti, pak minuta nga të gjitha zonat rurale, nga ushqimi bio, agro-turizmi, nga të gjithë ata djem e vajza që janë rikthyer në Shqipëri dhe gjërat që kanë mësuar jashtë po i kthejnë në histori suksesi në fshatrat e Tiranës?, tha ai.

Veliaj bëri të ditur se për ta bërë këtë zonë sa më tërheqëse, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me biznesin vendas do të vijojë të investojë për të rritur mundësitë për aktivitete të ndryshme, si dhe ato akomoduese për ata që duan të qëndrojnë më shumë se një ditë.

?Do të vazhdojmë investimet në Dajt: filluam me një park të aventurave, si Dajti Ekspres, dhe jam shumë i lumtur t?ju informoj se shumë shpejt edhe ish-kampi, por edhe gjithë kjo fusha, do të kthehen në terrene sportive që mund të përdoren jo vetëm nga ata të sporteve ekstreme, si aeronautika, që tani ka platformën e vet, por edhe nga ata që duan të merren me futboll, volejboll, me cross-country ski. Besoj se edhe për të huajt që do të vizitojnë Tiranën, ky është një lajm fantastik?, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të konsumojnë produktet vendase, pasi kështu ndihmohet ekonomia e zonës.

?Para se të ikni, harxhoni 10 mijë lekë të vjetra tek artizanët që janë këtu, që prodhojnë vaj, mjaltë dhe që me shumë mundim e pasion i mbajnë sipërmarrjet e tyre. Le të sigurohemi që gjithë miqtë që na kanë ardhur nga qytetet e tjera dhe që me këto punë artizanale mbajnë familjet e tyre, t?u vlejë edhe atyre mundi?, vijoi Veliaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se festa të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonominë e këtyre zonave. Ai gjithashtu bëri të ditur se këtë vit do të organizohen plot 210 festa lokale në të gjithë vendin, si një mënyrë për të promovuar traditat vendase.

?Ajo çka duam të bëjmë këtë vit është që jo vetëm ...

Recommended