Report TV - Të rinjtë nga Shqipëria e Mali i Zi në aktivitete sportive në Ankona

  • 8 years ago
Të rinj nga Shqipëria dhe Mali i Zi kanë udhëtuar drejt qytetit të Ankonas ku do të mbahet aktiviteti 3 ditor I sportistëve të rinj nga vendet Adriatiko Joniane. Në këtë event të rinjtë garojnë disa sporte, si futboll, basketboll, tenis e atletikë.

Për të dytin vit radhazi, qyteti i Ankonës në Itali organizon takimin e sportistëve të rinj nga vendet që lagen nga detet Adriatik dhe Jon.

Për 3 ditë me radhë sportistet 15 dhe 16 vjeçar do të ndeshen në sporte të ndryshme si dhe do të garojnë në atletikë.

Qëllimi i ketij takimi sportiv është afrimi i te rinjvë i vendeve te rajonit tonë si dhe lufta e përbashket kundër veseve nëpërmjet sportit.

Edmond Jazexhi, trajner i ekipit të volejbollit të Durrësit shprehet për Report Tv se në këtë evenimet të rinjtë do të garojnë në disa sporte.


Skënder Rexha përgjegjes i ekipit të futbollit të qytetit të Ulqinit shprehet se ky aktivitet ndihmon edhe në njohjen e sportistëve të rinjë mes vendeve.


Për të dytin vit radhazi, shpenzimet e trasnportit të të rinjvë nga Shqipëria dhe Mali i Zi janë marrë përsipër nga Agjencia Adria Ferries. Përfaqësuesi I kësaj agjensie, Bernard Reso deklaron se janë marrë të gjitha masat që udhëtimi I të rinjve të jetë sa më komod.


Aktiviteti që zhvillohet në Ankona do të zgjasë për tri ditë dhe të rinjtë do të garojnë në sporte të ndryshme.

Recommended