Ora News - Vetingu largon Altina Xhoxhaj, përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetingu largon përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Sot ishte Kolegji i Pavarur i Apelimit që la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të datës 3 maj 2018 që vendoste shkarkimin e gjyqtares.

"Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 24.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.8/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj kundër vendimit nr. 17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj."

Vendimi që mban datën 24 tetor është vendim përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm ndërkohë që i vendimi i plotë i arsyetuar do publikohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-altina-xhoxhajt-gjyqtare-ne-gjykaten-kushtetuese
Recommended