RTV Ora - Ambasadori britanik: Gjykata Kushtetuese vendos nëse këto zgjedhje janë të lira
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Përfaqësuesit e ambasadave kanë monitoruar nga afër zhvillimin e votimeve të 30 qershorit, por pa dhënë komente mbi zhvillimet. Madje përfaqësuesi i BE në Tiranë, Luigi Soreca e ka konsideruar monitorimin një proces normal. Por pa shtuar komete të tjera.

Edhe e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Leyla Moses-Ones ka vëzhguar procesin në Tiranë.

Ndërsa ambasadori i britanik ka dhënë qëndrimin e tij në qendrën e votimit në Kamëz.

"Është një situatë e pazakontë. Nuk ndodh shpesh të shkohet në votime pa pasur kandidatë të ndryshëm. Por nuk na takon neve të gjykojmë ligjshmërinë, i takon Gjykatës Kushtetuese,"-tha ambasadori.

Protestat para shkollës Vasil Shanto duket se ka bërë që misioni i OSBE/ODIHR-it të anulojë vëzhgimin në qendrat e votimit.

Situata në shkollën "Vasil Shanto? sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

"Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër,?-thuhet në deklaratë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasadori-britanik-gjykata-kushtetuese-vendos-nese-keto-zgjedhje-jane-te-lira
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended