Report Tv-Ambasadori serb nga Kukësi: Rinia po vendos miqësinë mes dy vendeve

  • 5 years ago
Është mbajtur në Kukës konferenca rajonale përmbyllëse e projektit ?Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale?. Prezent në këtë konferencë ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq, nga ku u shpreh se ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri, e një atmosferë të re e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

?Është shumë e rëndësishme që të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar se pari në Serbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë vendosur miqësi të reja. Jam i sigurt se ata janë një përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë, ndërsa tani është e mundur.

Dhe me shumë mundësi bashkëpunimi për të investuar në arsim, sport e kulturë do të jetë shumë afër" tha Miroljub Zariq, ambasadori serb në Tiranë. Prej nëntë muajsh organizata serbe ?Pomoc Deci? në bashkëpunim me një organizatë shqiptare kanë realizuar në Kukës disa projekte sociale në shërbim të komunitetit.

Recommended