Ambasadori serb : Klima e mirë e krijuar nga Rama -Vuçiç ka sjellë rritjen e shkëmbimeve tregtare
  • 5 years ago
Ambasadori i Serbisë në Tiranë Miroljub Zariq ka vlerësuar bashkëpunimin që ka nisur të thellohet mes dy vendeve duke sjellë impakt edhe në ekonominë e dy vendeve. Klima e krijuar nga dy kryeministrat Rama e Vuçiç, ka çuar sipas tij një atmosferë të re marrëdhëniesh, ku janë rritur shkëmbimet tregtare në 191 milionë euro, në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro.

I pranishëm në një aktivitet përmbyllës të një projekti social për të rinjtë në Kukës, ambasadori i Serbisë Miroljub Zariq, ka premtuar vijimësinë e mbështetjes sidomos për të rinjtë në shumë fusha si arsim, kulturë, sport etj, por dhe forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

?Është shumë e rëndësishme që të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar se pari në Serbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë vendosur miqësi të reja. Jam i sigurt se ata janë përfaqësueses të një ure të re bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë. Ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri, e një atmosferë të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama.

Në mes dy vendeve tona është vendosur një bashkëpunim i ri ku më rëndësishmja është ekonomia. Vitin e kaluar marrëdhëniet tregtare ishin 191 milionë euro në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro??ka thënë Miroljub Zari. Projekti ?Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale? u përmbyll në Kukës, një nga zonat ku problemet sociale janë më të mprehta. Të rinjtë nga Kukësi dhe Serbia kanë ndarë përvojat e punës së tyre në partneritet.
Recommended