Top News - Për herë të parë, Donald Trump vendos maskë!
  • 4 years ago
Që prej shpërthimit të pandemisë Covid-19, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur për herë të parë një maskë, duke lënë kështu mënjanë ?rebelizmin? e tij.


Trump u pa me maskën gjatë një vizite në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

Edhe pse së fundi kishte filluar ta zbuste qëndrimin për maskën, duke thënë madje edhe se i shkonte, shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte preferuar gjithmonë të mos e vendoste në evente publike. Vetëm një herë bëri përjashtim, gjatë një ndalese në një fabrikë të Fordit në Michigan, ku ishin duke prodhuar pajisje mjekësore si respiratorë e maska. Edhe atëherë këmbënguli se e kishte mbajtur vetëm ?pas kuintave?.

? Nuk desha ta shihte shtypi, nuk doja t?ia jepja këtë kënaqësi?, qe shprehur asokohe.

Këtë herë, toni është ndryshe.

?Mendoj se është e rëndësishme të përdoret maska kur je në një spital, kur flet me ushtarë apo njerëz që në disa raste mund edhe të porsa kenë dalë nga salla e operacionit. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave, thjesht duhen përdorur në kohën dhe vendin e duhur?, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara janë në një periudhë të vështirë dhe sfiduese të luftës kundër koronavirusit, siç pohoi dy ditë më parë edhe vetë kreu i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, i cili theksoi se rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave vjen pasi shumë shtete të SHBA-së filluan rihapjen e bizneseve dhe lehtësimin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi, përpara se të shihnin një ngadalësim të shkallës së infeksionit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#SHBA#TopChannel
Recommended