Report TV - Gjykata Kushtetuese shkarkon përfundimisht Elvis Rroshin

  • 7 years ago
TIRANE- Tre muaj pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qeveria, Elvis Roshi ish-kryebashkiaku i Kavajës humb betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Me shumicë votash kjo gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e Rroshit dhe të lërë në fuqi vendimi e 29 dhjetorit 2016 që shkarkoi Rroshin.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë rrëzuar katër pretendimet e Rroshit të cilat lidheshin me shfuqizimin e vendimit të KQZ-s, atë të qeverisë, vendimin e prokurorisë dhe antikushtetueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit.

"Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, VENDOSI:- Rrëzimin e kërkesës", Sqarohet në vendimin e Kushtetuese.

Recommended