Ora News - Gazetarja nga Italia: Valë e re infektimesh me Covid, të rinjtë nuk respektojnë rregullat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Korrespondentja nga Italia e? Ora News?, Alba Kepi ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve në shtetin fqinj, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,071 raste të reja.

Ndërkohë, numri i viktimave mbetet i ulët, pasi në 24 orët e fundit 3 pacientë e humbën betejën me virusin.

Në një lidhje direkte, Kepi deklaroi se të rinjtë nuk i respektojnë rregullat bazë, dhe se mosha mesatare e të infektuarve se vjen dhe ulet.

Alba Kepi: ?Bilanci është shqetësues. Jemi rikthyer në shifrat e izolimit me 1,071 të infektuar. Fatmirësisht, numri i viktimave vazhdon të jetë i ulët. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima. Aktualisht, në të gjithë territorin kombëtar janë aktive 1,077 vatra infektimi. Motivi kryesior i këtyre vatrave është turizmi i brendshëm. Janë një numër i lartë të rinjsh, të cilët janë infektuar në udhëtimet e tyre në pikat turistike, të përdorura për turizmin italian, siç janë ishulli i Siçilisë, Sardenjas, Kalabria, Pulia. Pra, janë pikat më të zjarrta të pandemisë. Autoritetet italiane kanë informuar se mosha mesatare e të infektuarve po vjen duke u ulur. Nëse gjatë izolimit mosha mesatare e personave të infektuar ishte rretyh 60 vjeç, në 3 javët e fundit është ulur në 40 vjeç, dhe në 7 ditët e fundit mosha mesatare ka shkuar në 30 vjeç. Pra, nënvizohet se ndoshta janë të rinjtë që nuk i respektojnë rregullat bazë.

Sipas saj, dejtuesit lokalë dhe guvernatorë, kanë kërkuar bllokimin e lëvizjeve nga një rajon në tjetrin, por qeveria Konte nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Alba Kepi: ?Ndonëse drejtuesit lokalë kërkojnë mbrojtjen e territorit të tyre, janë autoritetet qendrore të cilët theksojnë se nuk duan që t?i japin një tjetër goditje të madhe të turizmit. Bllokimi i lëvizjeve nga një rajon në tjetrin do të sillte edhe një herë izolim të vendit dhe bllokim të ekonomisë. Qeveria Konte, Ministri i Shëndetësisë, nuk janë dakord me idenëe drejtuesve lokale dhe guvernatorëve për bllokimin e lëvizjeve brenda rajoneve.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-ne-itali-regjistrohen-shifrat-me-te-larta-qe-prej-muajit-maj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended