Rama: Ndeshkime per ata qe s'respektojne rregullat | Lajme - News

  • 4 years ago
Rekordet e koronavirusit rikthyen në Facebook mesazhin e Kryeministrit Rama, që njësoj si në javët e gjata të karantinës, kërkoi frenimin e sjelljes së shpenguar në përditshmëri, duke paralajmëruar ndëshkime.

Masa e parë, ndalimi i grumbullimeve dhe protestave.

?Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar. Po grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se numrat e lejuar do penalizohet individualisht?.

Masa e dytë, gjoba deri në burgosje të tregtarëve që nuk respektojnë protokollet në bizneset e tyre.

?Së dyti, bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më?.

Masa e tretë, por jo më e parëndësishmja, ndëshkim për qytetarët që nuk respektojnë distancën sociale në rrugë.

?Së treti, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, por do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike?.

Por a është duke u konsideruar rikthimi i karantines? Rama thotë se po.

?Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu do të mund të na dhet të rimbyllemi, dhe pastaj do na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët?.

Numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm këtë periudhë, me shifra që janë shumë më të larta se sa ato të ditëve të karantinës.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended