Marrëveshja financiare për 'Air Albania'/ Rama: Përgjigje për ata që thanë se dështoi

  • 5 years ago
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të Turkish Airline, ?lker Ayc? firmosën sot nënshkrimin e marrëveshjes financiare tripalëshe për 'Air Albania'. Kryeministri Edi Rama nga Vlora komentoi firmosjen e marrëveshjes duke sulmuar edhe ata që u shprehën se projekti dështoi.

"Sot është firmosur marrëveshja financiare dhe është e pamundur që t'u shkosh pas të gjithëve dhe t'u jap përgjigje, por është e nevojshme që të kuptohet që projektet duan kohë. Air Albania, gjithë këtë kohë që cfarë nuk u tha dhe nuk u bë, kompania ka pasur procedurat e testimeve dhe legale të brendshme dhe të autorizimeve ndërkombëtare.

Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen shpresoj në një kohë të arsyeshme do të merret certifikimi i kompanisë dhe pastaj do të hyhet në procesin e marrjes së gjithë dokumentacionit për fluturimet ndërkombëtare në Europë, për të cilat kemi marrë një përgjigje pozitive për strukturën dhe aspektet teknike" tha Rama.

Recommended