Ora News - Iu dogj shtëpia nga energjia, fieraku: Dua zgjidhje ose do të digjem para Bashkisë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Djegia e banesës tre ditë më parë e shtetasit Enver Emini në lagjen ?Kryengritja e Fierit? e ka lënë këtë të fundit në qiell të hapur.

Këtë të hënë, Enver Emini, i është drejtuar Bashkisë së Fierit për të kërkuar një banesë për të jetuar pasi nga zjarri janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Enver Emini: Kërkoj shtëpi urgjentisht nga kryetari i Bashkisë se do të fle përjashta, do të marr kalamajtë dhe do të fle tek dera e Bashkisë.Nuk kam ku vete. Për mua çdo gjë ka marrë fund. Ose do të marr shishen e benzinës dhe do ti vë shkrepsen vetes këtu, do të digjem para Bashkisë.Nuk kam çfarë humb më, nuk kam asgjë. I lutem kryetarit të bashkisë të vërë dorën në zemër se është dhe vetë familjar, të mendojë dhe për fëmijët e mi.

Banesa u përfshi nga flakët gjatë pasdites të së premtes në lagjen ?Kryengritja e Fierit ?.

Nga hetimet paraprake u mësua se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri u shkaktuan shumë dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera.

Banesa private në të cilën jetonte shtetasi Enver Emini ishte me qira dhe jetonin 3 anëtarë të familjes Emini.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/iu-dogj-shtepia-nga-energjia-fieraku-dua-zgjidhje-ose-do-te-digjem-para-bashkise
Recommended