Ora News - Tërheqja e bashkisë nga Teatri, Budina: Frikë nga SPAK, privatit iu rritën kostot
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Një ditë më parë bashkia e Tiranës dhe qeveria u tërhoqën nga vendimi për të ndërtuar Teatrin e Ri Kombëtar nga privati. Kjo për regjisorin Robert Budina ndodhi për disa arsye. Sipas tij privatit iu rritën kostot, ndërsa u tërhoqën edhe për faktin që SPAK mos ti shkonte deri në fund kësaj afere korruotive.

Robert Budina: Kjo është e qartë që nuk ka lidhje që shteti do të bëjë me shpejt sesa privati, ideja është që iu rritën kostot privatit, prandaj u tërhoq. Një nga arsyet ishte që gjoja do të bëhej me shpejt. Nëse doni këndvështrimin tim, kjo është një mënyrë për tu shmangur, për tu tërhequr. Një nga arsyet e forta është sepse ne kërkuam në SPAK se çfarë negociatash kanë bërë në lidhje me transparencën. Që SPAK-u të mos i shkonte deri në fund është një arsye që këta të tërhiqeshin nga gjithë kjo aferë megakorruiptive.

Kështu që të gjithë bashkë, protesta, dokumentet juridik, sensibilizimi i shumë faktorëve politik të brendshëm dhe të jashtëm çuan në këtë vendim. Kjo që lexojmë ëshrë vetëm pasoja, shkaku janë këto që them unë. Nëse merremi me detaje teknike nuk e gjejmë dot se cfarë ndodh realisht prapa, prapa është presioni i madh që po bëhet që nuk do e fitojnë kurrë teatrin.

Për Ervin Gocin, tërheqja e bashkisë nuk duhet të konsiderohet si fitore. Sipas tij fitorja do të jetë kur Teatrit ti futet procesit të restaurimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/terheqja-nga-teatri-budina-frike-nga-spak-privatit-iu-rriten-kostot

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended