Ora News - Shkoder - Të afërmit tregojnë si iu dogj shtëpia, gjithçka u shkrumbua

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas zjarrit, ende tymi i flakëve është aktiv dhe pjetarët e familjes Hoxha me kova uji tentojnë shuarjen e plotë të tyre.
Kanë humbur çdo gjë dhe në pak minuta shkëndija elektrike u mori njeriun e tyre të afërt, Haki Hoxha dhe pasurine e mundin e një jete.
Sipas dëshmisë së familjarëve flakët janë përhapur nga shkallët ku ngjiteshin në katin e dytë të banesës dhe më pas kanë përfshirë katin e dytë duke e bërë të pamundur daljen e 74 vjeçarit nga shtëpia. Menjëherë flakët janë përhapur dhe në pjesën tjetër të godinës ku jetonin pjesëtarë të fisit Hoxha. Dëmet materiale janë të shumta.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/te-afermit-tregojne-si-iu-dogj-shtepia-zjarrfikeset-me-vonese/

Recommended