RTV Ora - Shkodër, shtëpia e Idromenos e Pashko Vasës u kthyen “në kinema”
  • 5 years ago
#rtvora
Banesat karakteristike të Kolë Idromenos e Pashko Vasës, u rigjallëruan dhe u kthyen në kinema të hapura për tre netë në Shkodër! Aty u shfaqën filmat pjesëmarrës në edicionin e tretë të Festivalit ?Ekrani i Artit?.

Shtëpitë e Kolë Idromenos, Llazanëve dhe Pashko Vasës u kthyen në kinema të hapura përgjatë tre netëve të festivalit ?Ekrani i Artit? në Shkodër.

Ringjallja e oborreve karakteristike ku filmat u shfaqen në mjedise të hapura, duke prezantuar historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë, ishte gjetja e edicionit të tretë.

Adrian Paci, organizator Art House: Jam i kënaqur me përgjigjen që patën nga publiku. Mirëpritjen që patën nga familjarët të cilët na hapën oborret e tyre. Festivali ia arriti qëllimit dhe është një nxitje për ta vazhduar edhe vitin tjetër.

Filmi dokumentar na prezanton dy fytyrat e botës së artit, atë të prodhimit dhe shitjes.

Adrian Paci, organizator Art House: Na bën të menedojmë mbi atë çfarë është marrëdhënia që arti ka me ekonominë dhe shoqërinë që jetojmë.

Risitë e këtij viti ishin të shumta... Gjetje ishte ?ringjallja? e oborreve karakteristike shkodrane, ku filmat u shfaqen në këto mjedise të hapura, që na prezantojnë historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë.

Organizatorët premtojnë vazhdimësinë e këtij festivali, që po formësohet si një traditë e bukur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-shtepia-e-idromenos-e-pashko-vases-u-kthyen-ne-kinema
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended