Report TV -'U bë kasaphanë'! Fqinja e gruas që iu dogj banesa tregon tmerrin: Plasi flaka...

  • 4 years ago
Zjarri që ra dhe dogji shtëpinë e Pëllumbesha Braçes në Vlorë rrezikoi edhe banesat e tjera që ishin pranë. Një fqinje e zonjës që iu dogj shtëpia tregon momentet e tmerrit. "Këtu u bë kasaphanë, ulërima. Na nxorën me fëmijë me mbesa, bombola e gazit ishte brenda. Nuk na linte policia të hynim brenda, nxorën fëmijët. Për 5 minuta plasi flaka u dogjëm. Ju lutem shtetit, bashkisë vini dorën në zemër, jemi fukarenj, djali punon me bidona (mbledh kanaçe), burri i ka vdekur. Shikoni fukarenjtë, jo të pasurit. Ndihma ka ardhur për fukarenjtë jo të pasurit" tha ajo.

Recommended