Top News - Puna nga shtëpia/ Deri në vitin 2021 ose përgjithnjë…

  • 4 years ago
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shumë kompani po përballen me një të ardhme të aktivitetit të tyre që nuk ngjason aspak me atë të deritanishmin dhe po rishohin planet për kthim në zyra.

Disa punonjës nuk do të kthehen në zyrat e tyre të paktën deri më 2021, ndërsa të tjerë, mund të mos e shohin më kurrë zyrën e tyre.
Twitter, filloi gjithcka në mes të majit kur njoftoi se disa nga punonjësit e tij mund të punonin gjithnjë nga shtëpia. Dhe vetëm javën efundit, Google njoftoi se punonjësit e saj do të punojnë nga shtëpia deri në 2021.

?Unë shpresoj që kjo do t?ju ofrojë fleksibilitetin për të cilin keni nevojë për të balancuar punën me kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj përgjatë 12 muajve të ardhshëm? shkruante presidenti i Google Sundar Pichai në një memo drejtuar punonjësve, një kopje të së cilës ka siguruar CNN. K
ëto vendime vijnë në një kohë kur kujdesi i fëmijëve, edukimi dhe shqetësimet e sigurisë vazhdojnë të rritet. Me shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura, femrat janë goditur më rëndë nga recesioni pandemik sipas FMN dhe disa kompani po përpiqen të ofrojnë lehtësi. Por tashmë është e qartë se zyrat nuk do të duken njësoj për punonjësit që aktualisht punojnë nga shtëpia po planifikojnë të kthehen në 2021.

Përveç google, punën nga shtëpia deri në 2021 e kanë njoftuar edhe Universal Music Group, Warner Music Group, Sony Music, korporata Amazon etj. Ndërsa facebook, tëitter, square, shopify etj i kanë thënë tashmë punonjësve të tyre se mund edhe të mos kthehen më kurrë në zyra.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SundarPichai#Work#TopChannel

Recommended