Pjerin Ndreu kërcënon: Të deklarojë votën ose fluturon nga puna - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
BILD ka publikuar një përgjim mes ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës dhe drejtorit të drejtorisë së arsimit në Dibër, Drini Gjeçi.
Në bisedën mes Pjerin Ndreut dhe drejtorit Gjeçi flitet për drejtorin e një shkolle, I identifikaur si Reshat Elezi ku ish-deputeti I PS I kërkon që të deklaraojë votën hapur në të kundërt do të pushohet nga puna.
Biseda e plote: 
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Nderu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që I çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

Recommended