Betohet Pjerin Ndreu

  • 5 years ago
Nga kjo e mërkurë Lezhën e drejton Pjerin Ndreu, i cili ka marre zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë.
Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bë në bibliotekën e qytetit.
Ish-deputeti socialist përballë të cilit në 30 Qershor kandidoi Eduard Ndocaj premtoi se do të jetë kryetar i te gjithë lezhjaneve
Para se të shkonte në zyrën e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhës pati një përshëndetje edhe për mbështësit e tij në sallën e Pallatit të Kulturës.
Në rrugën Bashkisë nuk pati asnjë pengesë, pasi ish-kryetari Frrokaj e kishte liruar zyrën vullnetarisht. Të gjitha dyert ishin të hapura dhe Ndreu shkoi i qetë në bashki, ku jashtë saj e prisnin dhjetëra simpatizant dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Recommended