Report Tv - Basha e akuzoi si të inkriminuar, Pjerin Ndreu: Shihemi në gjykatë

  • 5 years ago
Kryetari i ri i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka paditur në Gjykatë, kreun e PD, Lulzim Basha, pas akuzave së këtij të fundit për përfshirjen e Pjetrit në botën e krimit. Basha me anë të një video-mesazhi të shpërndarë ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë ku më pas renditi edhe disa emra të figurave të njohura në Partinë Socialisteve, mes tyre edhe Ndreun, duke thënë se janë kriminelë.

Këto akuza të rëndë, Ndreu nuk i ka lënë në heshtje pasi i është përgjigjur Bashës me ironi duke thënë se e fton në bashkinë e Lezhës, por edhe duke i thënë se për akuzat do të shihen në gjyq. Ndreu thekson se as Basha dhe as perëndia në qiell nuk ka shansin t?i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.

?Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia me qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se i sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres!?, shkruan Ndreu.

Recommended