Top News - Puna nga shtëpia/ Këtu për të qëndruar gjatë...
  • 3 years ago
Puna nga shtëpia ka gjasa të jetë një trend i qëndrueshëm për shumicën e bizneseve- tregon një studim i ri i kryer në britaninë e madhe. Një vëzhgim i 1000 kompanive nga instituti i drejtorëve, tregon se 74 për qind e tyre planifikon të vazhdojë ose të shtojë punën nga shtëpia. Më shumë se gjysma planifikonin reduktimin afatgjatë të përdoruimit të vendeve të punës. Një vëzhgim më modest i drejtuesve, kompanitë e të cilëve kanë hequr dorë nga vendet e punës dhe janë kthyer tek puna nga shtëpia, tregon se 44 për qind e tyre mendon se kjo e dyta po rezulton më efikase. Puna nga shtëpia ka qenë një nga pasojat më të prekshme të koronavirusit në ekonomi. Për shumëkënd, ajo do të jetë këtu për të qëndruar ? thotë Roger Barker, drejtor i politikave në institutin e drejtorëve.

Sidoqoftë, puna nga shtëpia nuk është e mundur për të gjitha llojet e kompanive. Ka nga ato që nuk do të kalojnë në këtë version. Përfitimet nga zyra nuk janë shuar tërësisht. Për shumë kompani, mbledhja e punonjësve së bashku, fizikisht, rezulton më produktive dhe e pëlqyeshme. Vendi i ndarë i punës shpesh u ofron punonjësve mundësinë për zhvillim informal dhe shoqërizim që është thelbësor, vecanërisht në fillimet e karrierës.

Më herët në gusht, një vëzhgim i BBC tregoi se 50 nga punëdhënësit më të mëdhenj në britaninë e madhe nuk kishin në plan të kthenin të gjithë stafin në zyrë, me orar të plotë, në të ardhmen e afërt.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RogerBarker#Work#TopChannel
Recommended