Ora News - Kolonjarët model për pagesën e ujit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndonëse prej vitesh vuajnë nga mungesa e ujit qytetarët e Kolonjës mbeten model sa i takon shlyerjes së faturave.

Rrjeti i amortizuar prej kohësh ka lënë në thatësirë pjesën më të madhe të zonës por kjo nuk ka ndikuar në ndërgjegjen e qytetarëve.

Juristi i zyrës së ujësjellësit në Ersekë, Toni Pashku shprehet se 96% e abonentëve kanë qëndruar korrekt në shlyerjen e faturave pavarësisht shërbimeve të munguara dhe vështirësive ekonomike.

"Kolonja ka probleme me papunësinë por sërish kolonjarët kanë qenë të rregullt në pagesën e ujit gjithmonë" thotë ai.

Për banorët e rrethit të Kolonjës e ardhura e vetme janë bimët medicinale dhe emigracioni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kolonjaret-model-pagesen-e-ujit

Recommended