Ora News - Procesi "1 anëtar 1 votë", konservatorët britanikë përshëndesin PD: Model dhe për rajonin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Procesi i brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndjek është përshëndetur nga forcat politike britanike. Partia konservatore në parlamentin britanik shkruan se modeli duhet të ndiqet dhe nga vendet e rajonit.

Partia konservatore në parlamentin britanik ka përshendetur modelin që PD ka huazuar nga kjo forcë politike për zgjedhjet e kandidatëve për deputet dhe kryebashkiak.

Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore shkruan në twitter se procesi është jetik për demokracinë dhe duhet të jetë model edhe për vendet e rajonit.

"Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model".

Partia Demokratike ka vendosur që anëtarësia të ketë rol aktiv në përzgjedhjen e individëve që do ti përfaqësojë në pushtetin qëndror dhe lokal.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/procesi-1-anetar-1-vote-konservatoret-britanike-pershendesin-pd-model-dhe-rajonin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended